Sustainable Food Systems Development in Albania – Launching event & the first dialogue of the series

When:
November 1, 2022 @ 9:30 am – 11:30 am Europe/Tirane Timezone
2022-11-01T09:30:00+01:00
2022-11-01T11:30:00+01:00

Concept Note Agenda_SFS-MED _save the date_ALB online

 

Te dashur kolege,

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) ka kënaqësinë t’ju ftojë në eventin celës dhe dialogun e parë në seri të projektit “Zhvillimi i Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore (SFS) në Shqipëri”. Aktiviteti do të mbahet më 1 Nëntor 2022, në orën 09:30-11:30 CET.

Eventi do të organizohet në një format hibrid – Informacioni i detajuar mbi vendin dhe ftesa për lidhjen online do të ndahen me junë ditët në vijim.

Ky projekt në nivel vendor është pjesë e kuadrit të Platformës SFS-MED – Një nismë me shumë palë për SFS në Mesdhe. Gjatë eventit, National Pathways për SFS, e cila u shpall në Samitin e Sistemeve Ushqimore të OKB-së në vitin 2021, do të komunikohet dhe pjesëmarrësit do të inkurajohen të diskutojnë nevojat e përpunimit dhe modifikimit të “rruges” në lidhje me prioritetet dhe nevojat e vendit që janë shfaqur që nga përfundimi i Dialogjeve Kombëtarë vitin e kaluar.

Në këtë kontekst, eventi objektivat e mëposhtme:

  • Të paraqes statusin e politikës dhe strategjisë aktuale pas Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së në 2021.
  • Të ndajë studimin e fundit mbi ndikimet e konfliktit në Ukrainë në sektorin bujqësor shqiptar.
  • Të diskutojë sfidat dhe synimet e përbashkëta për të arritur SFS në Shqipëri – nga këndvështrimi i ekspertëve/këshilltarëve nga ministri të ndryshme, institucione kombëtare dhe vendore.
  • Të diskutojë statusin e praktikave/bizneseve aktuale, sfidat dhe synimet për të arritur SFS në Shqipëri – nga këndvështrimi i sektorit privat, fermerëve dhe komunitetit rural.

Ju lutemi gjeni bashkëlidhur Konceptin dhe Agjendën.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në eventin virtual duke dërguar përgjigjen tuaj tek barbara.battioniromanelli@fao.org; ose aisela.beqiraga@fao.org deri të Premten, 21 Tetor.

Uroj t’ju takoj atje.

Gjithë të mirat,

Arbeni